UP-ja fton studentët që nuk janë në SEMS të aplikojnë për bursat e nivelit master të vitit akademik 2024/’25
Universiteti i Prishtinës u bën thirrje studentëve që kanë përfunduar studimet e nivelit master në këtë vit akademik që nëse plotësojnë kushtet e parapara me konkursin me numër 3/890 të datës 7 nëntor 2025, të aplikojnë për bursat e vitit akademik 2024/’25.
Aplikimi për këto bursa duhet të bëhet duke dorëzuar në mënyrë fizike dokumentacionin e nevojshëm në njësitë akademike ku janë kryer studimet master, nga dita e sotme (e hënë, 24 nëntor 2025) deri të mërkurën e 26 nëntorit 2025 në orën 16:00.
Kushtet për të aplikuar për bursat e nivelit master 2024/’25 i plotësojnë ata që kanë qenë studentë të rregullt të UP-së, nuk kanë pasur vit të përsëritur të studimeve, i kanë kryer të gjitha provimet dhe temën e diplomës në vitin akademik 2025/’26 dhe kanë pasur notën mesatare jo më të ulët se 9.
Për informata shtesë në lidhje me aplikimin dhe dokumentet e nevojshme, referojuni konkursit të publikuar në këtë vegëz.
Bursat e nivelit master kanë vlerën 700 euro. UP-ja kishte lëshuar edhe para një jave një njoftim sqarues në lidhje me kategoritë e studentëve që mund të aplikojnë për këto bursa.