UP-ja do të mbështës studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në UP
Universiteti i Prishtinës për vitin akademik 2023/2024 do të mbështesë financiarisht studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në Universitetin e Prishtinës.
Këshilli Drejtues i UP-së ndan buxhet për mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në UP në shumën prej 30.000 euro (tridhjetë mijë euro), ndërsa shuma e ndarë për çdo student do të jetë deri në 450.00€ (katërqind e pesëdhjetë) euro.