UP hap thirrjet për bursa të Erasmus+ International Credit Mobility, semestri pranverorë 2017 /2018

Administrator Administrator 25 tetor 2017 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina’’, në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit të programit Erasmus+ International Credit Mobility, të financuar nga Komisioni Europian, me universitete nga Europa dhe Turqia, ka të hapur një numër të konsiderueshme të thirrjeve për aplikim për vazhdim të studimeve për një semestër në disa nga universitetet më prestigjioze të Europës dhe Turqisë.

Mobilitetet në kuadër të Erasmus+ International Credit Mobility përfshijnë bursën mujore nga 750 deri 850 euro, si dhe shpenzimet e udhëtimit.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus +, janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Universiteti i Prishtinës vazhdimisht është duke e rritur numrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërkombëtarë, me qëllim që studentëve dhe stafit të UP-së t’ju ofrohen mundësi shkëmbimi dhe përfitimi të eksperiencave të reja në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara me universitete prestigjioze nga Evropa dhe Turqia.

Për informata më të detajuara të bursave Erasmus+, përkatësisht thirrjeve për aplikim, të cilat janë të hapura, klikoni këtu: http://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,28