UP hap konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore, për vitin akademik 2019/2020
Ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore, për vitin akademik 2019/2020.
Gjithsej 7136 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.
UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 13 fakultete, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri në datën 12 korrik 2019.
Për të kuptuar më shumë rreth kushteve të aplikimit, ju lutem klikoni në linkun në vijim:
https://uni-pr.edu/uploads/migrated/chameleon/292f4947-4b24-4177-9ad2-5a3fcb4dc075.pdf
Vërejtje: Njoftoheni se në Konkursin e shpallur, në programin Stomatologji të Fakultetit të Mjekësisë, për shkak të një lëshimi teknik paraprak, tashmë është përmirësuar numri i studentëve që do të pranohen. Numri i studentëve që do të regjistrohen është 70.