UP dhe UPT thellojnë bashkëpunimin në fushën e energjetikës
Prof. Dr. Marjan Dema, rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i shoqëruar nga Prof. Dr. Gazmend Luboteni, kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Dashamir Bërxulli, prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prof. Dr. Enver Hamiti, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, qëndroi për një vizitë zyrtare në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Delegacioni i UP-së u prit në takim nga Prof. Dr. Andrea Maliqari, rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës, i cili ishte i shoqëruar nga Prof. Asoc. Akli Fundo, zëvendësrektor për Anën Mësimore, Prof. Asoc. Dr. Elfrida Shehu, zëvendësrektore për Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë, Akademik Jorgaq Kacani, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, si dhe Prof. Dr. Orion Zavalani, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike.
Palët diskutuan dhe u pajtuan për avancimin konkret të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht për shkëmbimin e stafit akademik në fushën e energjetikës. Po ashtu, palët u pajtuan për të ruajtur komunikimin konstant dhe shkëmbyer ndihmë reciproke në fusha të ndryshme të studimit, shkëmbime në programin e doktoratës dhe çështje të tjera me interes të dyanshëm.

