Universiteti Veror i Prishtinës (edicioni 23) forcon partneritetin në Dortmund, Gjermani

Universiteti Veror i Prishtinës (edicioni 23) forcon partneritetin në Dortmund, Gjermani

Administrator Administrator 2 nëntor 2023 Arkivuar

Prorektorja për Ndërkombëtarizim, Basha Jakupi, ishte pjesë e një ngjarjeje të veçantë ku promovohej bashkëpunimi me Universitetin e Shkencave Aplikative në Dortmund. Përmes përfshirjes aktive të saj, ne Universitetin Veror të Prishtinës, prorektorja ka ndihmuar në forcimin e lidhjes midis dy institucioneve të arsimit të lartë.

Kjo ngjarje paraqet një dëshmi të suksesit të jashtëzakonshëm dhe një përvoje të pasur që është ofruar për profesorët dhe studentët e huaj të edicionit të 23-të të Universitetit Veror të Prishtinës. Profesorët Prof. Dr. Christian Moczala dhe Anton Bombach, në bashkëpunim me ko-profesoreshen e UP, prof. Dr. Violeta Nushi, projektin e tyre të filluar në UVP, e kanë vazhduar në Universitetin e Shkencave Aplikative në Dortmund, duke sjellë një kontribut të çmuar në arritjen e qëllimeve të tyre të përbashkëta.

Në këtë ngjarje të veçantë, studentët dhe profesorët nga të dy universitetet kanë prezantuar dhe ndarë përvojën e tyre, duke thelluar marrëdhëniet akademike dhe kulturorë mes tyre. Për të festuar këtë bashkëpunim të suksesshëm, në fund të prezantimit të projektit, është organizuar një festë me muzikë shqiptare, duke shënuar një moment të rëndësishëm të këtij partneriteti.

Ky vazhdim i bashkëpunimit tregon përkushtimin e vazhdueshëm të Universitetit Veror në Prishtinë për të thelluar dhe rritur lidhjet ndërkombëtare, si dhe për të ofruar një përvojë më të pasur edukative për studentët dhe profesorët e tij. Kjo ngjarje është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një mjedisi të pasur shkencor dhe kulturor në këtë institucion të lartë të arsimit.