Universiteti Veror: Energji studentore edhe në terrene sportive

Universiteti Veror: Energji studentore edhe në terrene sportive

Administrator Administrator 17 korrik 2025 Arkivuar

Energjia e pashtershme studentore e pjesëmarrësve të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës është treguar edhe në fushat sportive dhe sportet e ndryshme gjatë turneut të organizuar nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit.

Studentët garuan me ekipet e tyre në futsall, basketboll — 3 kundër tre dhe pesë kundër pesë, hendboll, volejboll, tenis dhe sporte tjera, duke shfaqur shpirtin garues dhe përkushtimin për ekipin.

Ata jo vetëm që u kënaqën gjatë lojërave, por edhe promovuan mënyrën e shëndetshme të jetës, duke treguar praktikisht se mësimi i kombinuar me aktivitete fizike, i jep fuqi mendjes dhe trupit.