Universiteti i Prishtinës përfaqësohet në ngjarjen më të rëndësishme evropiane në fushën e arsimit të lartë

Universiteti i Prishtinës përfaqësohet në ngjarjen më të rëndësishme evropiane në fushën e arsimit të lartë

[email protected] 6 maj 2026

Universiteti i Prishtinës po përfaqësohet në një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane në fushën e arsimit të lartë. Rektori Arben Hajrullahu, i shoqëruar nga prorektori Adem Beha, po marrin pjesë në THE Europe Universities Summit 2026, që po mbahet nga 5 deri më 7 maj 2026 në Milano.

Nën temën „Unite to lead: Elevating Europe's global role in higher education”, kjo konferencë mbledh liderë, inovatorë dhe vendimmarrës nga akademia, politika dhe industria, me synim forcimin e rolit të universiteteve evropiane në arenën globale.

Pjesëmarrja e delegacionit të Universitetit të Prishtinës në këtë samit të nivelit të lartë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të institucionit, zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në arsimin e lartë.

Ky forum shërben si një platformë e rëndësishme për ndërtimin e rrjeteve të reja akademike dhe për fuqizimin e rolit të universiteteve si motorë të dijes, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.