Universiteti i Prishtinës mban ceremoninë e promovimit të doktorëve të shkencës

Universiteti i Prishtinës mban ceremoninë e promovimit të doktorëve të shkencës

Administrator Administrator 20 dhjetor 2023 Arkivuar

Në sallën e Senatit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot u mbajt ceremonia e gradimit të trembëdhjetë kandidatëve në doktorë të shkencave nga Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe nga Fakulteti i Mjekësisë.

Rektori i UP-së, Qerim Qerimi, i përgëzoi doktorantët për suksesin e tyre, teksa i motivoi që të mos ndalen, por të vazhdojnë tutje rrugën e tyre drejt ngritjes profesionale.

Ai theksoi se, kjo ceremoni është dëshmi e rolit dhe fuqisë akademike e intelektuale të UP-së për t’i konsideruar dhe vlerësuar hulumtimet e thelluara shkencore.

Po ashtu, ai theksoi se në të njëjtën kohë UP-ja po krijon mundësi të zgjeruara edhe për formën e realizimit të studimeve, duke fuqizuar komponentët e ndërkombëtarizimit, për çka theksoi se, këtë vit akademik për herë të parë UP-ja realizoi mundësinë e një doktorate të dyfishtë në bashkëpunim me Universitetin e Lubjanës.

Kandidatët e shpallur doktorantë janë Fidan Zeneli, Granit Kastrati, Albana Kashtanjeva, Ismet Ahmeti, Donard Geci, Makfirete Krasniqi, Hana Bahtijari, Adelina Emini, Njomza Mustafa, Nora Aliu, Arlinda Maloku, Edon Behluli dhe Lindita Maxhuni.