Universiteti i Prishtinës ka ndërmarre iniciativën për themelimin e qendrës për studentët me nevoja të veçanta.

Universiteti i Prishtinës ka ndërmarre iniciativën për themelimin e qendrës për studentët me nevoja të veçanta.

Administrator Administrator 4 dhjetor 2023 Arkivuar

Qëllimi i qendrës është të ofroj shërbime mbështetëse të përshtatura për studentët me nevoja të veçanta për të lehtësuar përvojën universitare dhe për të nxitur një përvojë arsimore gjithëpërfshirëse.
Sot ne objektet e rektoratit, rektori Qerimi, prorektorja prof.Llullaku priten në takim Zëvendëskryeministrin e parë z. Beslim Bislimin, z. Nuno Queiros, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP në Kosovë, Forumin Kosovar për Aftësinë e Kufizuar, si dhe profesorë dhe studentë. Në fjalën e tij, rektori i universitetit të Prishtinës përshëndeti dhe falënderoj te pranishmit për mbështetjen, dhe theksoi rëndësinë e krijimit të qendrës dhe ofrimin e shanseve të barabarta për të gjithë. Kjo nismë qëndron si një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj gjithë përfshirjes, diversitetit dhe ofrimit të mundësive të barabarta për të gjithë studentët. Krijimi i kësaj qendre simbolizon përkushtimin tonë për të krijuar një mjedis ku çdo individ, pavarësisht aftësive apo sfidave të tij apo saj, të ketë qasje të barabartë në arsim cilësor dhe mundësi për rritje dhe sukses personal. Qendra do përfshijë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme për studentët si dhe në kuadër të qendrës do jenë pikë kontakti zyrtaret për shërbime të studentëve nga çdo njësi akademike të cilët kanë kaluar në trajnimin adekuat. Kjo iniciativë mbështetet nga UNDP në Kosovë , të cilët i falënderojmë së bashku me gjithë partneret vendor për mbështetjen.