Universiteti i Prishtinës, i përfaqësuar nga prorektorja Basha Jakupi, merr pjesë në konferencën e EAIE- Asociacioni Evropian për Edukimin Ndërkombëtar, në Roterdam
Prof. Arta Basha Jakupi, prorektore për ndërkombëtarizim dhe ahkëmbim akademik në Universitetin e Prishtinës, mori pjesë në konferencën EAIE (Asociacioni Evropian për Edukimin Ndërkombëtar), në Roterdam. Ky event ka qenë një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në fushën e arsimit të lartë ndërkombëtar.
Prorektori Basha Jakupi e theksoi perspektivën dhe kontributin e Universitetit të Prishtinës në lidhje me ndërkombëtarizimin dhe shkëmbimin akademik gjatë kësaj konference ndërkombëtare. Prorektorja ka zhvilluar takime të thelluara me përfaqësues të universiteteve dhe organizatave të huaja arsimore, duke analizuar në detaje sukseset dhe vështirësitë që institucioni ynë ka pasur në këtë fushë.
Universiteti i Prishtinës në veçanti përfiton nga një rrjet i konsiderueshëm i partneriteteve, i cili ka rezultuar në një numër iniciativash dhe shkëmbimesh akademike. Një tregues i njohurive të marra dhe reputacionit të zhvilluar në fushën e arsimit të lartë është interesimi unik për bashkëpunim që është treguar me Universitetin e Prishtinës në këtë drejtim. Më shumë se 9,000 njerëz janë regjistruar për konferencën, duke përfshirë delegatë nga institucionet ndërkombëtare të arsimit të lartë.
Duhet përmendur se pjesëmarrja efektive e prorektores Basha Jakupi në këtë ngjarje të rëndësishme shërben si dëshmi e prekshme e përkushtimit të Universitetit të Prishtinës ndaj internacionalizmit dhe ngritjes së standardit të arsimit të lartë në shkallë globale.
Vlen të përmendet se Zyra Kombëtare e Kosovës Erasmus +, e udhëhequr nga znj. Mimika Dobroshi, ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për ta bërë këtë pjesëmarrje të realizueshme. Kjo dëshmon përkushtimin e tyre në ngritjen e standardit të arsimit të lartë në Kosovë dhe promovimin e internacionalizmit.
Universiteti i Prishtinës është i vendosur për të mbajtur përkushtimin e tij ndaj internacionalizmit dhe për të ngritur nivelin e arsimit të lartë në nivel global.