Universiteti i Prishtinës dhe Save the Children Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti i Prishtinës dhe Save the Children Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Irfan Nikci 30 nëntor 2023 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Save the Children Kosova/o.

Marrëveshja përcakton bashkëpunimin ndërmjet UP-së dhe Save the Children Kosova/o  për të krijuar ndryshime pozitive në shoqëri dhe për avancimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Memorandumi u nënshkrua nga Rektori Qerimi dhe Drejtori Ekzekutiv Ahmet Kryeziu.  Gjatë takimit, u theksua që UP-ja është e gatshme që të punojë me seriozitet në fushën e të drejtave të fëmijë në Kosovë dhe implementimin e pikave përcjellëse të këtij memorandumi.

Prorektorja Basha Jakupi, falënderoi të gjithë ata që kanë punuar në inicimin e këtij bashkëpunimi, teksa foli me entuziazëm për nisjen e këtij partneriteti me UP-në.