Universiteti i Prishtinës bëhet anëtar me drejta të plota i Unionit të Universiteteve Evroaziatike

Administrator Administrator 13 qershor 2017 Arkivuar

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, ka pranuar certifikatën dërguar nga Unioni i Universiteteve Evroaziatike (EURAS), me anë të së cilës konfirmohet që UP-ja tashmë është anëtare me të gjitha të drejtat e barabarta e Unionit te Universiteteve Euroaziatike. Ky Union përfshin më shumë se 94 anëtarë të institucioneve të arsimit të lartë nga Evropa, Azia dhe Lindja e Mesme, si dhe Ballkani.

Unioni i Universiteteve Evroaziatike është i targetuar posaçërisht për të siguruar një fushë të përbashkët për institucionet e arsimit të lartë brenda rajoneve të ndërlidhura të Evropës dhe Azisë. EURAS ka synim primar përmirësimin e komunikimit, zhvillimin e inovacionit dhe integrimin në këtë rajon.

Duke ndërtuar një platformë ndërkombëtare edukative për universitetet rajonale, EURAS shërben si port lidhës për anëtarët e saj për të arritur shërbime arsimore çdo herë e më cilësore.