Universiteti i Prishtinës bashkohet me fushatën botërore kundër dhunës me bazë gjinore

Universiteti i Prishtinës bashkohet me fushatën botërore kundër dhunës me bazë gjinore

Administrator Administrator 2 dhjetor 2025 Arkivuar

Edhe sivjet ndërtesa e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës është ndriçuar me ngjyrë të portokalltë për të përkrahur aktivitetet vetëdijesuese kundër dhunës me bazë gjinore.

Ndriçimi është bërë nga bashkëpunimi i Rektoratit me Zyrën në Kosovë të „UN Women”, në kuadër të „16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, që nisën më 25 nëntor 2025 nën organizmin e Ministrisë së Drejtësisë.

Në ngjarjen që promovon barazinë gjinore dhe fuqizon gratë dhe vajzat, të pranishëm ishin rektori i Universitetit të Prishtinës, prof.Arben Hajrullahu, prorektorët, dekanët e njësive akademike, profesorët e studentët dhe përfaqësuesit nga organizata UN Women dhe klubit Pharmasphere nga drejtimi Farmaci i Fakultetit të Mjekësisë.

Barazia gjinore në Universitetin e Prishtinës garantohet me nenin 7 të Statutit, në të cilin thuhet se universiteti siguron dhe mbështet këtë barazi.

Universiteti i Prishtinës qëndron fuqishëm kundër dhunës me bazë gjinore. Me ndriçimin e Rektoratit në portokalli, riafirmojmë zotimin tonë për barazi, siguri dhe dinjitet për të gjitha gratë dhe vajzat.

Ndërtesa e rektoratit ishte ndriçuar edhe vitin e kaluar me ngjyrën e portokalltë. Fushata globale „16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” do të vazhdojë deri më 10 dhjetor 2025.