Universiteti Camerino në Itali ofron 10 bursa për studentët kosovar

Universiteti Camerino në Itali ofron 10 bursa për studentët kosovar

Administrator Administrator 10 shkurt 2020 Arkivuar

Ju njoftojmë se Universiteti Camerino (UNICAM) në Itali, ndanë bursa për studentët kosovarë për vitin akademik 2020-2021. Do të ofrohen dhjetë (10) bursa për të gjitha programet e studimit të ofruara nga UniCam të cilat do të mbahen në gjuhën angleze ose italiane; pesë (5) për studentët e nivelit bachelor dhe (5) për studentët e nivelit master.

Afati i fundit për aplikim: 23 shkurt 2020

Për detaje më të hollësishme dhe formularët e aplikimit kontaktoni:
znj. Shpresa Mehmeti, Qendra e Kosovës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Arsimin e Lartë, Shkencë dhe Teknologji, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë
Tel: + 381 (0) 38 211 923 ose Universitetin Camerino  në  emailin:  [email protected]