U hap ekspozita e radhës nga Arti Konceptual dhe Dizajn Grafik me punime të studentëve të UP-së

Administrator Administrator 29 maj 2017 Arkivuar

Sot në ambientet e Galerisë së Fakultetit të Arteve në Universitetin “Hasan Prishtina”, u hap ekspozita e katërt më radhë në kuadër të “Muajit Artistik të Fakultetit të Arteve të Bukura”, nga studentët e këtij fakultetit.

Autorët e këtyre punimeve artistike në degën e Arti Konceptual dhe Dizajn Grafik janë punimet e studentëve të këtyre dy drejtimeve, përkatësisht krijimet e studentëve të prof. Majlinda Kelmendi dhe prof. Alban Nimanin.

Për gjatë një viti akademik studentët kishin trajtuar tema të ndryshme në punimet e tyre, ata ishin munduar të ndërlidhin gjendjen shpirtërore të tyre me aktualitetin në të cilin jetojmë.

Hapjen e ekspozitës e bëri prodekani i FA - Basri Mekolli, i cili i përgëzoj studentët dhe stafin akademik për punën e madhe që po bëhet në këtë fakultet dhe po ashtu  i përgëzoi studentët për të arriturat e tyre në fushën Artit Konceptual dhe Dizajnit Grafik.

Por kjo ekspozitë nuk do të ishte e mundur e realizueshme, pa punimet kreative të studentëve të këtyre dy degëve të cilët janë shumë të lumtur që për herë të parë po u ipet mundësia t’i prezantojnë punimet e tyre.

Arta Ibrahimi studente e Artit Konceptual, shprehet se ekspozimi i punimeve të tyre për para publikut është diçka shumë e mirë për ta, pasi punimet e tyre artistike kanë mundësi të shihen edhe nga të tjerët.

Edhe studentja tjetër Dea Zogiani, është shumë e kënaqur që punimet e saja për gjatë vitit akademik po ekspozohen sot para publikut.

Ndërsa prof. Majlinda Kelmendi, në fjalimin e saj përshëndetës tha se punimet e këtyre artistëve të rinj kanë nevojë për përkrahje dhe promovim sepse janë e ardhmja e këtij komuniteti.

Kurse prof. Alban Nimani u shpreh se punimet e studentëve të Dizajnit Grafik, janë krijime shumë të veçanta ku kërkohet kreativitet i cili nuk u mungon studentëve të UP-së.

Për gjatë “Muajit Artistik të Fakultetit të Arteve”, janë hapur katër ekspozita të studentëve nga degëve të ndryshme, është mbajtur “Student Fest” që për shtatë ditë janë realizuar koncerte të ndryshme studentët nga Fakulteti i Muzikës.