Trajnohet gjenerata e V-të e praktikantëve në Këndet Informuese të QZhK-së në fakultete

Administrator Administrator 22 shtator 2017 Arkivuar

Më 18, 19 dhe 20 shtator u mbajtë trajnimi përgatitor për realizimin e punës praktike të studentëve të UP-së në Këndet Informuese të Qendrës për Zhvillim të Karrierës të vendosura në të gjitha njësitë akademike.

Gjatë trajnimit praktikantët përvetësuan mënyrat e ofrimit të shërbimeve të karrierës, morrën pjesë në seancat simuluese të ofrimit të informimit dhe këshillimit në karrierë, realizuan punë individuale dhe grupore me qëllim të zhvillimit të kompetencave sociale dhe organizative të tyre.

Një gjeneratë e re entuziastësh dhe profesionistësh, do të jetë afër studentëve dhe të diplomuarve të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina nga muaji Tetor për t’ju ofruar shërbime të karrierës, si keshilla dhe udhëzime konkrete për përgatitjen e CV-së dhe letrës motivuese, përgatitjen për intervistë pune, përpilimin e kërkesës për letër referencë dhe përpilimin e letrave zyrtare, promovimin e shërbimeve të QZhK-së dhe promovimin e mekanizmave që përdorë QZhK për rritjen e angazhimit të studentëve dhe të diplomuarve në tregun e punës si aktivitete me punëdhënësit, Panairi i Karrierës, sesione rrjetizimi studentë, të diplomuar – punëdhënës, dhe shërbimet tjera që pritet të lansohen së shpejti.

Këto shërbime kanë qëllim ngritjen e cilësisë së përgatitjes së studentëve për aplikim në punë dhe punësueshmërinë e tyre, andaj inkurajojmë studentët dhet të diplomuarit të përfitojnë nga këto shërbime. Zyra e Qendrës për Zhvillim të Karrierës gjendet në Bibliotekën Kombëtare. Për më shumë informata rreth QZhK-së klikoni në: http://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,66 ose vizitoni faqen tone në Facebook me emrin Qendra për Zhvillim të Karrierës Universiteti i Prishtinës (http://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,77)