THIRRJE PUBLIKE PËR GARË ME ESE
Me rastin e shënimit të 50-vjetorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, UP-ja hap garë me ese për studentët e tij.
Me kënaqësi ju ftojmë që të bëheni pjesë e kësaj gare, ku do të keni mundësi të ndani pikëpamjet tuaja lidhur me Universitetin e Prishtinës, si dhe të shpërbleheni për shkrimin tuaj. Eseja mund të përfshijë tematika të ndryshme specifike lidhur me UP-në. Mjafton që ju të dëshironi ta ndani atë me ne.
Udhëzimet për aplikim:
- Aplikantët duhet të jenë studentë aktualë të UP-se;
- Një student mund të garojë me vetëm një ese;
- Shkrimi duhet të ketë koherencë dhe të jetë i ndarë në tri etapa: hyrje, shtjellim dhe përfundim;
- Të gjitha burimet e përdorura duhet të cekën;
- Shkrimet duhet të dërgohen në formatin PDF, font Times New Roman, në madhësi 12 dhe me hapësirë 1.5 në emailin: [email protected] si dhe të kenë maksimumi 1500 fjalë;
- Bashkangjitur me esenë duhet të përcillet kopja e skanuar e ID-së studentore, apo vërtetimi që jeni student;
- Subjekt/titulli i emailit duhet të ketë përmbajtjen: Gara me ese, emri dhe mbiemri (i aplikantit);
- Afati i fundit për dorëzim të shkrimeve është data: 8 shkurt 2020.
Vlerësimi i eseve:
Vlerësimi i eseve të dorëzuara do të bëhet nga një komision i formuar nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës.
Shpërblimet:
Fituesit do të shpallet në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Universiteti i Prishtinës.
Tri vendet e para do të shpërblehen me dhurata simbolike me motive të 50-vjetorit të UP-së, si dhe me mirënjohje.
Klikoni KËTU për thirrjen zyrtare.