Thirrje për Propozime Projektesh – Fulbright Specialist 2026

Thirrje për Propozime Projektesh – Fulbright Specialist 2026

Administrator Administrator 4 mars 2026

Bordi i Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara – Kosovë (USKEB) ka shpallur thirrjen për Fulbright Specialist Program 2026, i cili u mundëson institucioneve në Kosovë të presin studiues dhe profesionistë amerikanë për një periudhë prej 14–42 ditësh (2–6 javë). 

Programi mbështet projekte të strukturuara që forcojnë kapacitetet institucionale dhe nxisin bashkëpunime afatgjata. Fushat prioritare 2026 përfshijnë: inteligjencën artificiale, biznesin dhe menaxhimin, sigurinë kibernetike dhe IT-në, reagimin ndaj katastrofave, STEM-in, lirinë e shprehjes, sigurinë energjetike dhe mineralet kritike, si dhe trashëgiminë kulturore.

Të gjitha projektet duhet të përfshijnë komponentin Freedom 250, në kuadër të 250-vjetorit të SHBA-së, me fokus në histori, kulturë, vlera, qeverisje, biznes, ligj ose fusha të tjera me rëndësi amerikane.

Informata kryesore lidhur me thirrjen: Aplikimi: https://world-learning-npsp.my.site.com/FSPHost/

Afati i aplikimit: 31 maj 2026

Afati për implementim të projektit: 30 shtator 2027

Institucionet e pranueshme: Institucionet e arsimit të lartë, institucionet qeveritare, institucionet kulturore, OJQ-të dhe “think tanks”, si dhe institucionet mjekësore. 

Universiteti i Prishtinës inkurajon personelin e tij akademik dhe administrativ që të aplikojë me propozime projektesh në përputhje me prioritetet institucionale dhe objektivat zhvillimore. Për kriteret e plota të pranueshmërisë: https://fulbrightspecialist.worldlearning.org/eligibility-foreign-institutions

Project Highlights_ Celebrating America’s 250th Anniversary (Public Engagement)

Project Highlights_ Celebrating America’s 250th Anniversary (Projects)