Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare të Modelit të Kombeve të Bashkuara të Bejrutit

Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare të Modelit të Kombeve të Bashkuara të Bejrutit

Administrator Administrator 25 tetor 2019 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” fton studentët që të marrin pjesë në edicionin e pestë të Konferencës Ndërkombëtare të Modelit të Kombeve të Bashkuara të Bejrutit, në Liban.

Në këtë konferencë, të organizuar nga Universiteti Amerikan i Bejrutit, për tri ditë radhazi, do të diskutohet për çështjet aktuale në Lindjen e Mesme dhe në tërë botën.

Konferenca do të mbahet në periudhën 27 deri më 29 mars 2020 dhe të gjithë të interesuarit kanë kohë të aplikojnë deri më 15 mars 2020.

Klikoni KËTU për të kuptuar më shumë rreth kësaj konference.

Ndërsa, për çdo pyetje që keni luteni që të shkruani në emailin: [email protected]