Thirrje për Aplikime: Shkolla Dimërore e BE-së 2025 — “FinTech dhe Ekonomia Digjitale, Blockchain, Inovacioni dhe Gjeopolitika e Re e Financave Digjitale”

Thirrje për Aplikime: Shkolla Dimërore e BE-së 2025 — “FinTech dhe Ekonomia Digjitale, Blockchain, Inovacioni dhe Gjeopolitika e Re e Financave Digjitale”

Administrator Administrator 3 nëntor 2025 Arkivuar

Të nderuar studentë,

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se është hapur thirrja për aplikime për EU Winter School 2025, e organizuar nga European Young Cell Alumni Kosovo, në bashkëpunim me projektin Young Cell Scheme (Rounds XIII, XIV dhe XV) dhe Universitetin e Prishtinës.

 Shkolla Dimërore e BE-së 2025 
“FinTech dhe Ekonomia Digjitale — Blockchain, Inovacioni dhe Gjeopolitika e Re e Financave Digjitale”
📅 1 – 4 Dhjetor 2025
📍 Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Amfiteatri “Idriz Ajeti”, Fakulteti i Filologjisë.

📘 Rreth programit:
Shkolla Dimërore do të trajtojë temat më aktuale në fushën e fintech-utinteligjencës artificiale dhe blockchain-it, të cilat po transformojnë ekonominë globale dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi është që të rinjtë të pajisen me njohuritë dhe aftësitë për të kuptuar ndikimin e teknologjive digjitale në ekonomitë e rajonit dhe rolin e Kosovës në këtë peizazh të ri evropian dhe global.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në ligjërata, panele, diskutime dhe aktivitete praktike me ekspertë ndërkombëtarë, përfaqësues të institucioneve, biznesit dhe alumnët e Young Cell Scheme.
Në përfundim, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.

🎓 Kush mund të aplikojë?

  • Studentë të të gjitha universiteteve publike dhe private në Kosovë
  • Punonjës të sektorit publik

📋 Kriteret e aplikimit:

  • Studentë në vitin II, III ose IV të studimeve bachelor ose të regjistruar në program master
  • Preferohen fusha të studimit si shkencat shoqërore, ekonomia apo humanitetet
  • Njohuri të gjuhës angleze (së paku niveli B1/B2)
  • Angazhimi në projekte, OJQ apo programe të ngjashme përbën avantazh

💶 Pjesëmarrja:
Falë organizatorëve, pjesëmarrja është pa pagesë.
Në kuadër të programit ofrohen: materiale trajnimi, ujë dhe drekë gjatë ditëve të zhvillimit të aktiviteteve.

📅 Afati i aplikimit:
⏰ 24 nëntor 2025, ora 16:00
Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen më së voni më 26 nëntor 2025.

📝 Si të aplikoni:
Plotësoni formularin online në linkun:
👉 https://forms.gle/s3tT2Tz65U2sat9v9
(dhe gjithashtu në faqet zyrtare të www.uni-pr.edu dhe www.ycskosovo.org)

Në aplikim bashkëngjitni dëshminë e statusit studentor (transkripta, vërtetim regjistrimi ose dokument tjetër përkatës).

📩 Për informacione shtesë, kontaktoni:

Mos e humbni mundësinë të bëheni pjesë e një eksperience ndërkombëtare unike, ku inovacioni, ekonomia dhe teknologjia bashkohen për të ndërtuar të ardhmen digjitale të rajonit!

Call for Applications_Winter School