Thirrje për aplikim: Sllovenia do të dhurojë 18 bursa për studentët kosovarë

Administrator Administrator 2 maj 2019 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” fton studentët të aplikojnë për bursa bilaterale në aplikacionin e shpallur nga Republika e Sllovenisë, me ç’rast për studentët kosovarë do të ndahen 18 bursa.

Studentët e të gjitha niveleve akademike, në rast se përzgjidhen, do të kenë mundësi të studiojnë në gjuhën sllovene për 3 deri në 10 muaj. Nga kjo bursë ata do të përfitojnë qëndrim të shkurtër studimor ose vizita hulumtuesen në shtetin slloven.

Për detajet rreth aplikimit dhe informata të tjera, klikoni KËTU