Thirrje për aplikim: Shkollë dimërore në Universitetit Aydin të Stambollit

Administrator Administrator 22 tetor 2018 Arkivuar

A do të dëshironit të jeni pjesë e një shkolle dimërore fantastike? Atëherë, ju njoftojmë që është hapur thirrja për aplikim në programin e Shkollës Dimërore të Universitetit Aydin të Stambollit (IUA).

Këtë vit, IUA-ja ofron dy kurse, të cilat studentët mund t’i zgjedhin:
• Lidershipi dhe inovacioni (3 ECTS)
• Eksplorimi i artit turk nëpërmjet muzeve (3 ECTS)

Universiteti i Prshtinës është i anëtarësuar në Unionin e Universiteteve Euroaziatike dhe studentët tanë do të kenë zbritje prej 10% në tarifën e pjesëmarrjes në këtë program.

Detajet për aplikim i gjeni në linkun: https://www.aydin.edu.tr/en-us/international/shortterm/incoming/Pages/Delightful-Istanbul-Winter-School.aspx