📢 Thirrje për Aplikim – Programi i bursave DBU CEE në Gjermani (Raundi i marsit 2026)
A dëshironi të kaloni 6–12 muaj në Gjermani, duke fituar përvojë praktike dhe duke forcuar profilin tuaj akademik ose profesional?
Programi i bursave DBU CEE (Evropa Qendrore dhe Lindore) u ofron të diplomuarve së fundmi në master dhe studentëve të doktoratës mundësinë për të punuar me institucione pritëse në të gjithë Gjermaninë, duke përfshirë universitetet dhe institutet kërkimore, kompanitë dhe start-up-et, OJQ-të dhe fondacionet dhe institucionet publike dhe organizatat tjera relevante.
Gjatë programit të bursave, pjesëmarrësit punojnë në projekte që lidhen me mbrojtjen e mjedisit ose qëndrueshmërinë, duke përjetuar njëkohësisht jetën profesionale dhe të përditshme në Gjermani.
Kush mund të aplikojë?
Programi është i hapur për aplikantë nga të gjitha disiplinat, të cilët:
kanë përfunduar së fundmi studimet master ose janë studentë PhD dhe
janë të interesuar të kontribuojnë në zgjidhjen e sfidave mjedisore.
Nuk kërkohet domosdoshmërisht formim në shkenca mjedisore, por projekti i propozuar duhet të lidhet me mjedisin dhe të ketë ndikim pozitiv.
Më shumë informacione:
→ https://www.dbu.de/en/promotion/moe-fellowship/
→ https://www.dbu.de/en/promotion/moe-fellowship/kosovo/
Për informacione specifike për aplikantët nga Kosova, ju lutem kontaktoni personat përgjegjës përmes email-it.
⏳ Afati i aplikimit: 05 mars 2026