Thirrje për aplikim për pjesën e dytë të projektit KosLift

Thirrje për aplikim për pjesën e dytë të projektit KosLift

Administrator Administrator 26 shtator 2019 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” fton të gjithë studentët që të aplikojnë në pjesën e dytë të projektit KosLift, në të cilin do të ofrohen trajnime për zhvillim të karrierës, menaxhim të projekteve dhe për gjuhë programuese Java.

Këto trajnime do të ofrohen falas dhe të gjithë të interesuarit kanë kohë të aplikojnë deri me 13 tetor 2019.

Për t’u bërë pjesë e ciklit të dytë të këtij projekti, ju duhet të aplikoni në linkun: www.koslift.com/apply-now/

KosLift është një projekt i krijuar për studentët e Universitetit të Prishtinës dhe Rochester Institut of Technology - Kosovo, i cili ka për qëllim të ngrisë aftësitë dhe kapacitetet e studentëve, në mënyrë që këta të rinj të jenë të gatshëm dhe konkurrues në tregun e punës në Kosovë.