Thirrje për aplikim: Nisin në UP kurset e gjuhës japoneze
Të nderuar studentë dhe personel mësimor e administrativ i UP-së
Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës nëpërmjet Qendrës së Gjuhëve në Fakultetin e Filologjisë ofron për studentët dhe personelin e UP-së kurse të gjuhës japoneze, të cilat do të fillojnë më 2 shkurt 2026.
Këto kurse do të mbahen nga lektorë japonezë në ambientet e Qendrës së Gjuhëve të UP-së dhe u dedikohen studentëve, personelit akademik dhe administrativ të Universitetit të Prishtinës, ndërsa janë të hapura edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të përfitojnë njohuri të reja gjuhësore dhe kulturore duke mësuar gjuhën japoneze.
Pjesëmarrja në këto kurse ofron mundësi të veçantë për njohje më të thelluar të gjuhës dhe kulturës japoneze, duke kontribuuar në zhvillimin personal, akademik dhe ndërkulturor të pjesëmarrësve.
Të interesuarit ftohen të aplikojnë nëpërmjet vegëzës në vijim: Kursi i gjuhës japoneze
Për informacione shtesë, mund të kontaktoni edhe Qendrën e Gjuhëve të UP-së në adresën elektronike: [email protected]
Ju inkurajojmë të shfrytëzoni këtë mundësi unike akademike dhe kulturore.