THIRRJE PËR APLIKIM: KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE Me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës

THIRRJE PËR APLIKIM: KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE Me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës

Administrator Administrator 22 janar 2019 Arkivuar

Me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Institutin Albanologjik, Prishtinë, organizon konferencë shkencore me titull “Kosova 20 vjet liri dhe përpjekje”.

Konferenca i kushtohet 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe ka për qëllim shënimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme nga historia më e re e Kosovës. Konferenca përmes kumtesave të pjesëmarrësve nga vendi dhe jashtë, mëton të ndriçojë zhvillimet kryesore të lidhura me përpjekjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi gjatë shekullit të kaluar.

Për detajet e aplikimit dhe udhëzime të tjera, luteni të konsultoni thirrjen zyrtare të konferencës, duke klikuar KËTU.