Thirrje për aplikim : bursa universitare në Francë
Ambasada e Francës në Kosovë ofron bursa për studentët e nivelit Master dhe Doktoratë) për vitin akademik 2019-2020.
Dosja për aplikim duhet dërguar në Departamentin për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore dhe duhet të përmbajë : një CV, letrën motivuese, kopjen e diplomës së fundit me transkriptin e notave si dhe dëshminë e të qenit në kontakt apo pararegjistrimin në një universitet francez (dhe në rastin e tezës së Doktoratës dëshminë nga dy profesorë, mentorë të ardhshëm të tezës së doktoratës).
Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve është data 15 maj 2019.
Bursat të bashkëfinancuara nga Qeveria e Kosovës dhe e Francës
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe Ambasada e Francës në
Kosovë ofrojnë bursa të nivelit Master për studentë kosovarë që dëshirojnë të studiojnë në universitete franceze, për vitin akademik 2019-2020.
Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve është data 15 maj 2019.
Dosjet duhet derguar në e-mail adresat në vijim:
[email protected]
[email protected] dhe
[email protected]