THIRRJE PËR APLIKIM: Bursa master me financim të plotë në BE – Young Cell Scheme Round XVI

THIRRJE PËR APLIKIM: Bursa master me financim të plotë në BE – Young Cell Scheme Round XVI

Administrator Administrator 9 shkurt 2026

Të dashur studentë dhe të diplomuar,

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës kanë shpallur hapjen e Thirrjes për Aplikim – Raundi XVI i Programit të Bursave „Young Cell Scheme (YCS)”, program post-universitar i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.

Ky program u dedikohet studentëve të diplomuar dhe të diplomuarve të rinj nga Kosova, të cilët synojnë të ndjekin studime master në universitete të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe kontributit në administratën publike të Republikës së Kosovës.

📅 Afati për aplikim:

Nga e hëna, 9 shkurt 2026, deri te e hëna, 9 mars 2026, ora 17:00

🎓 Numri i bursave dhe fushat e studimit:

Në kuadër të Raundit XVI do të ofrohen gjithsej 37 bursa të plota, të shpërndara në këto fusha:

Integrim evropian dhe planifikim politik – deri në 14 bursa

Drejtësi – deri në 8 bursa

Ekonomi – deri në 7 bursa

Digjitalizim – deri në 4 bursa

Inxhinieri – deri në 4 bursa

👤 Të drejtë aplikimi kanë:

Qytetarët e Republikës së Kosovës

Të diplomuarit me diplomë bachelor në fushat përkatëse (si dhe studentët në përfundim të studimeve)

Kandidatët e lindur më 1 janar 1991 ose më vonë

Kandidatët me njohuri të avancuara të gjuhës angleze

💶 Bursa mbulon:

Shpenzimet e aplikimit dhe tarifat e studimit

Shpenzimet mujore të jetesës

Shpenzimet e vizës dhe sigurimin shëndetësor

Një biletë vajtje-ardhje

Trajnim përgatitor gjuhësor dhe mbulimin e testit IELTS (kur kërkohet)

📌 Aplikimi realizohet online, nëpërmjet faqes zyrtare të programit:

👉 https://ycskosovo.org

Para aplikimit, kandidatët duhet të lexojnë me kujdes rregulloren e programit (Rules of Procedure) dhe dokumentacionin përkatës.

📣 Inkurajohen veçanërisht të aplikojnë gratë dhe pjesëtarët e komuniteteve joshumicë.

ℹ️ Për informata shtesë:

🌐 https://ycskosovo.org

📧 [email protected]

Programi “Young Cell Scheme” është një projekt bursash, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, i cili zbatohet nga Konsorciumi i Universitetit Aristotel të Selanikut (Greqi) dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik (Institut national du service public) në Francë.