TELEGRAM NGUSHËLLIMI: Rektori Dema ngushëllon Familjen Limani

Administrator Administrator 11 tetor 2019 Arkivuar

E respektuara familje Limani,

Me pikëllim të thellë e pranuam lajmin që prof. dr. Ilir Limani nuk është më në mesin tonë.

Prof. dr. Ilir Limani ka kontribuar në mësimdhënie në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike që nga viti 1979, fillimisht si ligjërues, pastaj profesor asistent, profesor i asocuar, e në vitet e fundit si profesor i rregullt. Profesor Limani, njëherësh, ka ushtruar funksione të ndryshme menaxheriale në kuadër të UP-së, ku ndër të tjerash ka qenë për dy mandate dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP.

Ne jemi krenar që patëm rastin që profesor Limanin ta kemi pjesë të stafit akademik të Universitetit. Kolegët e universitetit, si dhe studentët e tij, do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij akademik. Ai përherë do të mbahet në mend si njeri me personalitet të matur, me etikë akademike dhe profesionale, si dhe do të kujtohet si shembull për gjeneratat e reja.

Në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, studentëve, stafit akademik dhe administrativ të UP-së, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta!

I paharruar qoftë kujtimi për profesor Limanin!

Me respekt,
Prof. dr. Marjan Dema - rektor

- Njoftimin e Fakultetit për ndarjen nga jeta të profesorit e gjeni duke klikuar në linkun në vijim: https://fiek.uni-pr.edu/Lajmet/NushellimePerProf_Ilir-Limani.aspx