Studentja nga UP zgjedhet ndër oratoret më të mira në garën prestigjioze të drejtësisë “Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition”
Rektori Qerimi, së bashku me prorektoren për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve pritën në takim dekanin e Fakultetit Juridik Prof. Avni Puka, dhe studenten Lea Meraku.
Lea Meraku, studente në Fakultetin Juridik të Universitetit tëPrishtinës, ka shënuar sukses të lartë në garën prestigjioze tëdrejtësisë “Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition”, duke u përzgjedhur ndër oralistët më të mirë, e16-ta në rradhë nga afër 600 pjesëmarrës.
Gara e Jessup-it, e cila tërheq studentë të drejtësisë nga mbi 700 universitete në më shumë se 100 vende, konsiderohet gjerësisht si një ndër garat më renome në botë. Këtë vit ekipin përfaqësues të Universitetit të Prishtinës përpos Leas e kanë përbërëstudentët: Daorsa Berisha, Ernesa Shala dhe Art Sylaj.
Suksesi i Leas është një dëshmi e përkushtimit dhe punës së saj të palodhur. Gjatë garës, ajo tregoi zotërimin e saj të çështjeve komplekse ligjore dhe aftësitë e saj në fushën e drejtësisë. Arritja e saj është një dëshmi për cilësinë e arsimit dhe përkushtimin e fakultetit dhe stafit në Universitetin e Prishtinës.
Rektori Qerimi gjatë dhënies së mirënjohjes shprehu admirimin e tij për arritjen e Merakut, duke thënë: "Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për Lean dhe shembullin që ajo ka dhënë për të gjithë ne. Suksesi i saj është një dëshmi e cilësisë së lartë të arsimit juridik që ofrohet në Universitetin e Prishtinës dhe nuk kemi dyshim se ajo do të vazhdojë të arrijë gjëra edhe më të mëdha në të ardhmen."