Studentja e UP-së rrëfen përvojën e saj në universitete gjermane

Administrator Administrator 23 maj 2019 Arkivuar

Studentja e Fakultetit të Shkencave Matematiko - Natyrore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qëndresa Istrefi, ka përfituar bursë të dyfishtë në universitetet e njohura gjermane të Leipzigut dhe Justus-Liebig-Giessen.

Qëndresa është bërë pjesë e këtyre dy universiteteve prestigjioze me anë të programit Erasmus+, pjesë e të cilit është edhe UP-ja.
“Mënyra ime e aplikimit në programin Erasmus+ ka qenë përmes uebfaqes së Universitetit të Prishtinës dhe në kontakt me Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, të cilët i falënderoj shumë për punën dhe korrektësinë që kanë treguar gjatë këtij procesi”, ka thënë ajo.

Këtë arritje studentja e programit master në Kimi Organike e quan një ëndërr, tashmë të bërë realitet.
Të studiosh në universitete ku shkencëtarët si Heisenberg, Justus-Liebig, që unë deri më tani i kam mësuar ligjet dhe zbulimet e tyre, kanë studiuar dhe vepruar më parë, ka qenë një mundësi unike për mua”, rrëfen ajo.

Qëndresa falënderon profesorët e saj për përkrahjen e dhënë. Ajo, po ashtu, inkurajon të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës që t’i shfrytëzojnë sa më shumë mundësitë që u ofrohen përmes programeve të ndryshme për shkëmbim të përvojave.