Studentët frankofonë mbyllin procesin mësimor të këtij viti akademik, duke përgatitur ushqime franceze

Studentët frankofonë mbyllin procesin mësimor të këtij viti akademik, duke përgatitur ushqime franceze

Blerta Dibrani 2 qershor 2023 Arkivuar

Studentët e Departamentit të Frëngjishtes kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për ta përmbyllur procesin mësimor të këtij viti akademik. Ata, përveç suksesit në studime të tyre, të treguar gjatë këtij semestri, shkëlqyen edhe në gatimin e specialiteteve franceze.

Studentëve në modulin “Letërsi dhe Gastronomi” iu bashkua edhe rektori Qerim Qerimi, prorektorja Arta Basha-Jakupi dhe dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova, si dhe përfaqësues nga Ambasada e Francës, Aleanca Franceze dhe Instituti për Aftësime Profesionale KTC. 

Ndërkaq, vlerësimin e aftësive të studentëve në gatim e bëri komisioni i përbërë nga:

- Zjamir Begoja, master shef i gastronomisë me veprimtari në Romë,

- Lendita Gjikolli, profesoreshë e Metodikës në Departamentin e Frëngjishtes dhe 

- Alice Noualhaguet, lektore e gjuhës frënge.

Për përmbylljen me sukses të procesit mësimor, por edhe për interesimin e treguar nga studentët gjatë këtij moduli, u shprehshefja e qendrës frankofone, prof. Valbona Gashi-Berisha. Ajo tha që edhe në të ardhmen, aktivitetet e tilla jashtëkurrikulare, nuk do të mungojnë për studentët frankofone.