Studentët e UPHP-së finalistë në garën botërore të IBM Watson Analytics Global Competition
Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të marrin pjesë në finale të garës botërore të IBM (IBM Watson Analytics Global Competition), e cila do të mbahet në fund të muajit maj.
Grupi i studentëve të FIM-it, i përbërë nga: Vita Hasani, Rina Shehu dhe Edisa Mavraj, nën udhëheqjen e profesorit Blerim Rexha, janë kualifikuar në finalen e kësaj gare prestigjioze nga fusha e kompjuterikes, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 200 ekipe nga e mbarë bota.
Ideja themelore e garës globale të IBM është që, duke përdorur teknologjinë e zhvilluar nga korporata IBM për sistemet me Inteligjence Artificiale (IA), të analizohen në formë inovative dhe kreative të dhëna publike për ambientin (ndërlidhja e konsumit të energjisë, kualitetit të ajrit, efektit të gazit serë, tokës bujqësore dhe shumë parametrave të tjerë) dhe të nxirren konkluzione dhe rekomandime për politikbërësit.
Finalja, ku do të prezantohen edhe projektet e studentëve tanë, do të mbahet më 28-29 maj 2018, në Shangai, Kinë.
Vita, Rina dhe Edisa, për pjesëmarrje në këtë kompeticion kanë zgjedhur temën “Experiential Impact Assessment of Relationship Between CO2 Emission, Quantitative Population Numbers on Arable Surface Area” dhe kanë analizuar mbi 42 ndryshore nga 217 shtete, për një periudhë 56 vjeçare (1960 – 2016). Komfor kërkesave të garës, një prezantim i punimit të tyre mund të shikohet në Youtube në linkun: https://www.youtube.com/ëatch?v=THngvnRKplk .
Kjo pjesëmarrje është vazhdimësi e projektit të mbështetur nga World Learning dhe Ambasada Amerikane vitin e kaluar.
