Studentët e UP-së fitojnë bursë për herë të parë në Universitetin e Glasgow

Administrator Administrator 29 qershor 2017 Arkivuar

Universitetin e Glasgow në Skoci, për herë të parë do të ketë studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të cilët do të ndjekin studimet për një semestër atje.

Këtë fat do ta kenë Pranvera Gashi, Egzona Bejtullahu, Kreshnik Ymeri, Adelina Sadriu dhe Fatjon Maxharraj të cilët studiojnë programe të ndryshme në UP.
Pranvera Gashi e cila është studente e Arkeologjisë, ndihet shumë më fat që ka rastin të bëjë një semestër në Glasgow pasi dega të cilën ajo studion Kosovë ka mungesë kuadrosh. Prandaj po e sheh si mundësi shumë të mirë për të përfituar njohuri të reja.
“Do të mundohem të angazhohem zgjerimin e njohurive të mia rreth profesionit që unë kam zgjedhur. Është një mundësi e artë të cilën gjithë studentët duhet ta shfrytëzojmë.”
Edhe Kreshnik Ymeri i cili studion Shkencat Politike në Fakultetin Filozofik, shprehet se të jesh në mesin e fituesve të bursës për Glasgow dhe i vetmi nga drejtimi i tij është kënaqësi shumë e madhe.
“Jam shumë më fat që arrita të marrë bursë studimore në kuadër të programit të Erasmus+, uroj që gjithë atë përvojë që do ta kem atje të më shërbejë për studimet por edhe karrierën që më pret.”
Ndërsa Egzona Bejtullahu, studente e nivelit master të programit Kimi analitike dhe e mjedisit, thotë që gjithmonë kam pasur dëshirë që të jetë pjesë e studimeve jashtë vendit.     
“Gjithmonë kam shpresuar që një ditë do të jam pjesë e ndonjërit nga universiteteve më me renome në Evropë, andaj edhe këtë rast do të mundohem ta shfrytëzojë për të përfituar sa më shumë njohuri për fushën në të cilën studioj.”
Universiteti i Prishtinës në kuadër të marrëveshjes më programin e Erasmus+ Mobility të Komisionit Europian, po krijojnë mundësi shkëmbimi të studentëve për studimet themelore dhe post-diplomike si dhe stafin akademik për mësimdhënie.