Studentët e departamentit të gazetarisë të Universitetit të Prishtinës përfundojnë punën praktike në Komisionin e Pavarur për Media

Studentët e departamentit të gazetarisë të Universitetit të Prishtinës përfundojnë punën praktike në Komisionin e Pavarur për Media

Marigone Vrajolli 20 qershor 2023 Arkivuar

Grupi i radhës i studentëve të departamentit të gazetarisë, i përbërë nga Emira Çitaku, Edonesa Hoti, Nderim Hajdini dhe Valdet Sahiti, nën mentorimin e profesor Gëzim Qerimit, kanë përfunduar punën praktike dymujore në Komisionin e Pavarur për Media.

Studentët gjatë gjithë kësaj periudhe kanë monitoruar keqinterpretimet gjinore në reklamat e transmetuara në televizion, gjetje të cilat do të bëhen publike në ditët në vijim.

“Për ne, puna së bashku me KPM-në dhe OSBE-në është gjithmonë kënaqësi”, tha Muhamet Jahiri, shef i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Ndërsa mentori i projektit, profesor Qerimi, i përgëzoi studentët për punën praktike dhe i falënderoi për punën e bërë.

Ky projekt është mbështetur nga OSBE-ja dhe AGK-ja.