Stafi i degës së Bujqësisë nga Universiteti i Prishtinës merr pjesë në punëtorinë për mësimnxënien me përvojë
Një seri sesionesh trajnimi jashtëzakonisht ndihmuese të titulluara "Stazhet e strukturuara të punës në Bujqësi " u organizuan me sukses nga aktiviteti i mbështetur nga USAID "Partneritetet e sektorit privat për forcimin e arsimit të lartë" gjatë javës së 12 qershorit 2023. Përmes ligjëratave nga departamenti i njohur i Shkencave Shtazore në Universitetin Shtetëror të Iowa (USI), kurse u dhanë pjesëmarrësve njohuri dhe informacion të paçmuar mbi administrimin e stazheve të punës.
Christen Burgett, profesoreshë e asociuar e arsimit dhe drejtore e programit të stazheve për Departamentin e Shkencave Shtazore të USI, organizoi këtë ngjarje, e cila u mbajt gjithashtu në Universitetin e Prishtinës. Znj. Christen dha një program trajnimi të plotë me ndihmën e dr. Curtis Youngs, profesor i programit të Shkencave Bujqësore të USI, duke i lënë të pranishmit të mirëinformuar dhe duke marrë pjesë aktivisht në diskutime.
Pjesëmarrësit nga Fakultetet e Bujqësisë të universiteteve bashkëpunuese përfshinin profesorë, koordinatorë me përvojë të mësimnxënies dhe punonjës administrativë. Shpjegime të thella të menaxhimit të stazheve bujqësore nga Universiteti Shtetëror i Iowa-s u dhanë gjatë prezantimeve në seminare. Temat e trajtuara gjatë prezantimeve përfshinin fazat e ndryshme nga regjistrimi i studentëve në kurset e stazhit deri te kreditet e fituara, hartimi i marrëveshjeve me bizneset, monitorimi, dokumentimi, promovimi dhe vlerësimi i përvojave të praktikës.
Punëtoritë u ndanë në katër sessione, duke përfshirë " Si dhe pse-të e stazheve ", "Zhvillimi i një programi të ztazheve", "Promovimi i stazheve" dhe "Zhvillimi i një stazhi me kredit", të cilat paraqesin një hulumtim të prezantimit të rastit mbi stazhin e shkencës shtazore në USI – “Përvojë e notuar”. Prezentimet ishin pjesëmarrëse dhe nxitën diskutime midis anëtarëve të audiencës rreth mënyrës se si praktikat e USI mund të modifikohen për t'u përdorur në universitetet e tyre.
Dr. Xhavit Ramadani, profesor i asociuar, udhëheqës i departamentit të Teknologjisë së Ushqimit dhe Bioteknologjisë, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës, për këtë punëtori thotë se: "Për mua punëtoria ishte jashtëzakonisht informative dhe relevante. Mënyra se si Universiteti Shtetëror i Ioëa prioritizon stazhet e punës dhe përdor qasje kreative për t’u ofruar studentëve përvoja edukative dhe karrierë-formuese është vërtetë mbresëlënëse. Kjo na ka inspiruar që të ndërmarrim veprime edhe brenda fakultetit tonë. Shpresojmë që do t’ia dalim të sigurojmë edhe më shumë personel të dedikuar, për të koordinuar programet e stazhit të punës, dhe për të përfshirë disa nga praktikat e shkëlqyeshme, të prezantuara nga znj. Burgett. Këto praktika sigurisht do të na ndihmojnë, që edhe më tutje të përmirësojmë mbështetjen tonë për studentët, duke u ndihmuar atyre të krijojnë përshkrime të qarta dhe frytdhënëse të punës dhe kontrata me kompani. Në të njëjtën kohë, ne do të mund të përfitonim shumë përmes implementimit të kërkesave të rrepta të dokumentimit për studentë, të inkurajojmë hulumtime kërkimore gjatë stazheve të tyre, në mënyrë që ata/ato të përmirësojnë aftësitë e tyre për hulumtim në terren, dhe të promovojmë prezantimin e përvojave të tyre tek kolegët e tyre studentë. Ne jemi të përkushtuar t’i bëjmë këto ndryshime, dhe t’u ofrojmë studentëve tanë mundësi të ngjashme me vlerë’’.