Sqarim dhe plotësim sqarimi në lidhje me lajme të rreme dhe tendencioze

Sqarim dhe plotësim sqarimi në lidhje me lajme të rreme dhe tendencioze

Administrator Administrator 28 mars 2026

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, sqaron opinionin publik se, që nga dita e zgjedhjes në funksionin e rektorit të UP-së më 7 gusht 2024, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në çdo organizatë ose institucion tjetër, përveç Universitetit të Prishtinës.

Në mbrojtje të integritetit të tij akademik dhe njerëzor, si dhe të institucionit që drejton, rektori Hajrullahu do të fillojë të ndjekë rrugët ligjore kundër të gjitha rasteve të lajmeve të pavërteta që po shfaqen në vazhdimësi, në kuadër të fushatave të qëllimshme dezinformuese.

Bazuar në parimet e ligjshmërisë dhe meritokracisë, menaxhmenti i UP-së është i përkushtuar dhe i vendosur për ta çuar përpara Universitetin e Prishtinës dhe shoqërinë kosovare, pavarësisht sfidave dhe pengesave që mund të dalin gjatë rrugës.

Plotësim sqarimi:

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, duke parë vazhdimin e fushatave të qëllimshme dezinformuese dhe linçuese edhe pas sqarimit publik të datës 28 mars 2026, i paraqet publikut provat se, që nga 7 gushti 2024, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në çdo organizatë ose institucion tjetër, përveç Universitetit të Prishtinës.

,,Lajmet” se prof. Arben Hajrullahu, rektor i Universitetit të Prishtinës, është kryetar i bordit në OJQ ADMOVERE, janë të pavërteta.

Po ashtu, njoftohen publikisht të gjithë dezinformuesit se Zyra e Rektorit tashmë ka filluar mbledhjen e fakteve për ngritjen e padive ndaj secilit individ apo mediumi që vazhdon të dezinformojë dhe të shpifë ndaj figurës së rektorit dhe ndaj Universitetit të Prishtinës.

Një shoqëri e lirë dhe demokratike nënkupton paprekshmërinë e dinjitetit personal të secilit. Rektori i UP-së nuk përbën përjashtim.

Vëgëzat e provave: