Shtyhet afati për aplikim në UVNP ‘17

Administrator Administrator 28 prill 2017 Arkivuar

Si çdo vit, edhe ky edicion i Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës ka zgjuar interesim të madh në mesin e studentëve. Duke qenë që ky interesim për pjesëmarrje vazhdon të jetë shumë i shprehur, afati për aplikim i vendosur të përfundoj sot, e premte 28/04/2017, është shtyrë për datën 10 maj 2017.

Ky edicion i UVNP-së do të sjellë për studentët dhe profesorët pjesëmarrës kurse, punëtori të ndryshme, ekskursione dhe befasi të tjera, të cilat do ta bëjnë këtë edicion të PISU-së një eksperiencë të paharruar verore.