Shtyhet afati për aplikim në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës

Shtyhet afati për aplikim në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës

Administrator Administrator 10 qershor 2024 Arkivuar

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë për zgjatjen e afatit për aplikime në edicionin e shumëpritur të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës 2024. Afati i ri për aplikim është deri më 18 qershor 2024. 

Aplikoni dhe merrni pjesë në shumë aktivitete dhe ligjërata në periudhën 8 deri më 19 korrik, dhe kështu fitoni shkathtësi, dituri, dhe kujtime të reja të paharrueshme.

Profesorë  rajonal dhe ndërkombëtar do të bashkohen për një eksperiencë të jashtëzakonshme dy-javore, ku do të fitoni njohuri dhe përvoja të reja nga fusha të ndryshme të dijes. 

Studentët pjesëmarrës përveç që do të fitojnë një përvojë të jashtëzakonshme, gjithashtu do të fitojnë 4 ECTS që mund të transferohen në studimet e tyre.

Mos e humbisni këtë mundësi për të nisur një udhëtim transformues! Apliko tani për të siguruar vendin tuaj në Universitetin Veror Ndërkombëtar 2024 në Prishtinë.

Tarifat: Programi aktualisht është falas për studentët nga rajoni i Ballkanit, ndërsa një tarifë prej 100 eurosh, e cila përfshinë edhe ushqimin, aplikohet për studentët e huaj (shpenzimet e udhëtimit nuk janë të përfshira në këtë shumë).

Aplikoni përmes këtij linku: https://unvp.uni-pr.edu/

Klikoni KËTU për t’i parë kurset që ofrohen këtë vit.