Shtyhet afati i aplikimit për konkursin e doktoratës 2025/’26

Shtyhet afati i aplikimit për konkursin e doktoratës 2025/’26

Administrator Administrator 3 qershor 2025 Arkivuar

Të gjithë kandidatët që duan të konkurrojnë në konkursin e doktoratës të vitit 2025/’26 të hapur nga Universiteti i Prishtinës, mund të aplikojnë deri të enjten, më 5 qershor 2025. Afatet tjera të konkursit mbesin të pandryshuara.

Ky konkurs që qëndroi i hapur dy muaj, ishte paraparë të mbyllej të hënën, më 2 qershor, por u shty edhe për tri ditë ngase uebfaqja e Universitetit të Prishtinës nuk funksionoi të dielën e të hënën, për shkak të një problemi me energjinë elektrike.

Me konkurs është paraparë të pranohen 51 studentë të rinj të doktoratës në 7 programe studimore të 5 fakulteteve. Kandidatët mund të aplikojnë për studime doktorate në inxhinieri elektrike dhe kompjuterike, mjekësi, edukim, filologji dhe shkenca matematike- natyrore.

Për të qenë i vlefshëm aplikimi i tyre në konkurs, këta kandidatë në të dy nivelet e studimeve baçelor e master, duhet ta kenë notën mesatare më të lartë se tetë.

Detajet e konkursit dhe dokumentet e nevojshme për aplikim, mund t’i gjeni të shpjeguara këtu.