Shpallen listat e studentëve përfitues të bursave universitare
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur me datë 3 dhjetor 2025, shqyrtoi dhe aprovoi raportin e Komisionit për ndarjen e bursave universitare për studentët tanë si në vijim.
Studentët e nivelit master, për vitin akademik 2023/24 dhe 2024/25:
Fakulteti Filozofik
Fakultetit i Shkencave Matematike – Natyrore
Fakulteti i Filologjisë
Fakulteti Juridik
Fakulteti Ekonomik
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Fakulteti i Mjekësisë
Fakulteti i Arteve
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit
Fakulteti i Edukimit
Fakulteti i Arkitekturës
Për studentët e nivelit të Doktoratës për vitin akademik 2023/24:
Për studentët me aftësi të kufizuara:
Këshillë juridike: Studentët të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës universitare për rezultatet e arritura gjatë vitit akademik 2023/2024 dhe 2024/2025 dhe nuk janë përfshirë në listën e përfituesve të bursës, kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve pas ditës së publikimit të listave në uebfaqen e UP-së.
Ankesat duhet të dorëzohen në ndërtesën e rektoratit të UP-së, zyra nr. 19.
Universiteti i Prishtinës i përgëzon studentët përfitues të bursës, për suksesin e arritur.