Shënohet 30 vjetori i Departamentit të Turkologjisë në UPHP
Në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u shënua 30 vjetori i Departamentit të Turkologjisë në kuadër të këtij Fakultetit të UPHP-së.
Me rastin e shënimit të këtij përvjetori, në kuadër të Fakultetit të Filologjisë u mbajt tryeza shkencore “30 Vjetori i Turkologjisë në Kosovë”,
Në sesionin hapës të kësaj tryeze morën pjesë: prorektorja për buxhet dhe financa në UPHP, prof. dr. Myrvete Badivuku, Ambasadorja turke në Kosovë, shkëlqesia e saj, znj. Kivilcim Kiliç, profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe studentë nga ky departament.

Prorektorja Badivuku në fjalën e saj hyrëse, në emër të Rektorit të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, uroi 30 vjetorin e Departamentit të Turkologjisë. Ajo tha që gjatë këtyre 30 viteve të funksionimit të tij, ky Departament ka dhënë një kontribut shumë të madh duke krijuar kuadro dhe njohës të gjuhës turke për tregun kosovar.
Ndërsa ambasadorja turke në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç falënderoi të gjithë profesorët për kontributin e dhënë për këtë Departament për gjatë gjithë kësaj periudhe të ekzistencës së tij.
Kjo tryezë shkencore vazhdoi me prezantime nga profesorët pjesëmarrës. Gjatë këtij sesioni hapës të tryezës shkencore në fjalë, u bë edhe shpërndarja e monografisë për 30 vjetorin e departamentit të turkologjisë.