Sesioni informues lidhur me standardet e AKA-së dhe procesin e akreditimit/riakreditimit të programeve akademike

Sesioni informues lidhur me standardet e AKA-së dhe procesin e akreditimit/riakreditimit të programeve akademike

Administrator Administrator 16 maj 2023 Arkivuar

Rektorati i Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) kanë organizuar diskutimin/sesionin informues lidhur me standardet e AKA-së dhe procesin e akreditimit/riakreditimit të programeve.

Prof. Hasnije Ilazi - Kryetare e KSHC-së,  z. Naim Gashi - Drejtor i AKA-së dhe Prof. Gëzim Tosuni – Anëtar i bordit së bashku me Prof. Njomza Llullaku - Prorektore për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve, Drejtori i Zyrës për Zhvillim Akademik (UP) z. Besnik Loxha mirëpritën në takim prodekanët për çështje mësimore, kordinatorët për zhvillim akademik si dhe profesorët bartës të programeve me të cilët u diskutua mbi sfidat gjatë procesit të akreditimit si dhe mënyrat më të mira të punës në raportet e vetë-vlerësimit të programeve.

Në fjalën përshëndetëse, Rektor Prof. Qerim Qerimi theksoi përkushtimin e UP-së në sigurimin e cilësisë, zhvillimin akademik dhe ofrimin e programeve profesionale që plotësojnë nevojat e tregut.

UP njeh rëndësinë së këtyre diskutimeve për të siguruar standardet më të larta në ofertat tona akademike, vlerëson lartë bashkëpunimin me AKA-në dhe falënderon shumë profesoratin për angazhimin në ngritjen e cilësisë në mësimdhënie.