RIHAPET SEMS PËR REGJISTRIM TË SEMESTRIT DIMËROR

RIHAPET SEMS PËR REGJISTRIM TË SEMESTRIT DIMËROR

Administrator Administrator 22 nëntor 2019 Arkivuar

Njoftohen studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët për herë të parë janë regjistruar në UP para vitit akademik 2019/20 dhe që nuk i kanë kryer obligimet administrative për regjistrim të semestrit dimëror dhe obligimet nga vitet paraprake, këtë mund ta bëjnë me datë 22/11/2019 dhe 25/11/2019.

Paralajmërojmë të gjithë studentët të cilët gjatë periudhës së hapjes së SEMS-it me datë 22/11/2019 dhe 25/11/2019, nuk i kryejnë obligimet për regjistrim të semestrit dimëror, se, gjatë këtij viti akademik, nuk do të kenë mundësi tjetër për regjistrim të vitit akademik 2019/20, rrjedhimisht këta studentë nuk do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimeve apo ligjëratave gjatë vitit akademik 2019/20.