Rektori Sahiti uron Festën e Pashkëve

Rektori Sahiti uron Festën e Pashkëve

Administrator Administrator 4 prill 2021 Arkivuar

Të dashur qytetarë të besimit të krishterë,
Të dashur studentë, pjesëtarë të stafit akademik dhe administrativ,

Në këtë ditë të rëndësishme për besimin tuaj, ju uroj për shumë mote festën e Pashkëve! Uroj që këtë ditë po e festoni bashkë me më të dashurit tuaj, me shëndet dhe në harmoni.

Festat religjioze përherë na risjellin ndjenjat e mirësisë dhe tolerancës, andaj uroj që edhe sot të festoni me zemër plot, duke shpresuar për një të nesërme edhe më të mirë.

Më shëndet Pashkët!

I juaji,
Prof. dr. Naser Sahiti - rektor