Rektori Qerimi u takua me përfaqësues të BIRN-it

Rektori Qerimi u takua me përfaqësues të BIRN-it

Irfan Nikci 2 shkurt 2024 Arkivuar

Rektori Qerimi mirëpriti përfaqësues të BIRN-it për një mundësi të re të partneritetit për mbështetje të studentëve.

Rektori i UP-së, prof. dr. Qerim Qerimi, i shoqëruar nga prorektorja për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, Njomza Llullaku, ka pritur në takim përfaqësuesit e BIRN-it, Ilira Kajdomqaj dhe Valon Fana, me të cilët bashkëbisedoi rreth temave të ndryshme të mbështetjes së studentëve me grante dhe bursa, duke u dhënë mundësi studentëve për zgjerimin e njohurive.

Gjatë bashkëbisedimit, u diskutua mundësia e ofrimit të mbështetjes me grante për hulumtime për 5 studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të programit master “Të drejtat e njeriut, e drejta penale ndërkombëtare dhe drejtësia tranzicionale.”

Rektori gjithashtu shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje të vazhdueshme në përkrahje të studentëve.