Rektori Qerimi shpërblen me mirënjohje ekipet e Universitetit të Prishtinës
Rektori Qerimi shpërblen me mirënjohje ekipet e Universitetit të Prishtinës për sukseset e treguara në Kampionatin e 8-të Botëror Ndëruniversitar, Parisi 2023, që u mbajt nga data 1 deri me 5 nëntor 2023.
Rektori Qerimi sot me një ceremoni priti të dy ekipet e studentëve sportistë të femrave dhe meshkujve të Universitetit të Prishtinës.
Me motivacionin për sukseset e jashtëzakonshme të treguara në garat ndërkombëtare në fushën e futsallit, rektori Qerimi, ka shpërblyer sot me mirënjohje dy ekipet fituese veçanërisht të femrave të cilat fituan vendin e parë.
Gjithashtu nderoi me mirënjohje edhe dekanin njëkohësisht trajnerin prof. Musa Selimi dhe stafin e tij të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, që ishin pjesë e garave në Paris 2023. Ky është një sukses shumë i madh dhe një arsye për të qenë krenar për talentet tanë dhe Universitetin e Prishtinës.
Të pranishëm në ndarjen e mirënjohjeve ishin edhe kryesuesi i KD-së z. Altin Sahiti dhe prorektorja prof Njomza Llullaku.
Rektori e shprehu mirënjohjen e institucionit për arritjet e ekipeve dhe për përfaqësimin qe i benë UP-së dhe shtetit të Kosovës.
Kjo është një fitore kolektive dhe një dëshmi e cilësisë së universitetit të Prishtinës.
| Lista e ekipit të femrave | Lista e ekipit të meshkujve | Lista e profesorëve |
| Agnesa Gashi | Ari Beqiri | Prof.asoc.dr Musa Selimi |
| Endrina Elezaj | Alban Musolli | Prof.ass.dr. Florian Miftari |
| Feride Katrati | Arbnor Krasniqi | Dr.sc.Gani Ibrahmi |
| Fatlinda Ramaj | Dren Gjinovci | Prof.ass.dr. Malsor Gjonbalaj |
| Kaltrina Biqkaj | Endi Sopi | Prof.ass.dr. Faton Tishukaj |
| Lavdije Behrama | Halim Selmanaj | Prof.ass.dr Bahri Gjinovci |
| Qendresa Krasniqi | Ramadan Alaj | Ass. Armend Kastrati |
| Verona Berisha | Rinor Avdullahu | |
| Shefki Kameri | ||
| Velson Morina |