Rektori Qerimi priti në takim rektorin Mehmet Karakoç të Universitetit të Turqisë-Dicle

Rektori Qerimi priti në takim rektorin Mehmet Karakoç të Universitetit të Turqisë-Dicle

Irfan Nikci 4 dhjetor 2023 Arkivuar

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Qerimi, së bashku me prorektorën për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. Arta Basha-Jakupi, pritën në një takim të rëndësishëm rektorin e Universitetit të Turqisë- Dicle, prof. dr. Mehmet Karakoç.

Në këtë takim, diskutimet u fokusuan në mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve arsimore.

Rektori Qerimi, në fjalën e tij hyrëse theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit, duke përfshirë programin e shkëmbimeve të studentëve si një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi të ngushtë dhe të pasur.

Ai gjithashtu prezantoi 14 njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës, duke theksuar mundësitë që ofrojnë për zhvillimin e dijes dhe shkencës.

Nga ana tjetër, rektori Karakoç prezantoi një pasqyrë të shkurtër të njësive akademike në Universitetin e Turqisë-Dicle, duke theksuar cilësinë dhe potencialin e tyre.

Të dy rektorët shprehën një vullnet të fortë për të thelluar bashkëpunimin mes dy institucioneve dhe theksuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në fushën e arsimit dhe shkencës.

Takimi përfundoi me një marrëveshje të përbashkët për të kërkuar rrugët e mundshme të bashkëpunimit dhe për të shtuar lidhjet e ardhshme në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Turqisë - Dicle.