Rektori Qerimi priti në një takim profesorin Keith Hand nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko
Rektori i UP-së, priti sot në një takim të veçante profesorin e drejtësisë nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko.
Takimi ishte pjesë e një projekti të përbashkët që të dyja institucionet aktualisht zbatojnë në sferën e drejtësisë dhe që përfshinë shkëmbimin e stafit akademik dhe të përvojave institucionale.
Rektori e falënderoj profesorin Hand për bashkëpunimin dhe mbështetjen, përfshire përmes ligjëratave për studentët e UP-së, dhe u diskutuan mënyrat e zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.